Bota

Përmbytjet në Kinë, 302 persona kanë humbur jetën, 50 të tjerë të humbur 

2 Gusht 2021, 20:50 Nga DOSJA
Përmbytjet në Kinë, 302 persona kanë humbur jetën, 50

KINË- Numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese të muajit të kaluar janë rritur në 302. The Guardian shkruan se në Kinë janë gjithashtu 50 persona të zhdukur. Numri i personave që kanë humbur jetën është trefishuar që nga e enjtja e kaluar që ishin vetëm 99 persona të vdekur

Në një konferencë shtypi ditën e sotme, autoritetet në Henan njoftuan se 292 njerëz humbën jetën në kryeqytetin e provincës, Zhengzhou dhe 47 u zhdukën. Shtatë të tjerë vdiqën dhe tre të tjerë janë ende të humbur në qytetin Xinxiang. Kryebashkiaku i Zhengzhou, Hou Hong, tha se 39 persona u gjetën të vdekur në parkingjet nëntokësore të makinave

Sipas autoriteteve kineze, katastrofa preku 13 milionë njerëz, dëmtoi gati 9,000 shtëpi dhe shkaktoi 53 miliardë juanë (6 miliardë paund) humbje ekonomike. Pas përmbytjeve, autoritete lokale u përballën me një kontroll zyrtar për mos ndalimin e metrosë Zhengzhou ose mbylljen e shkollave, me qeverinë qendrore që urdhëroi një hetim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytjet ne kine permbytjet ne kine

Sondazh

Poll