Bota

Dua Lipa reklamon Shqipërinë, turqin ndezin ‘ALARMIN E KUQ’: Na ndihmoni, jemi në flakë

2 Gusht 2021, 17:35 Nga DOSJA
Dua Lipa reklamon Shqipërinë, turqin ndezin ‘ALARMIN E

TIRANË– Qytetarët e Turqisë kanë ndezur ‘alarmin e kuq’ dhe kanë kërkuar ndihmë pas situatës kaotike që po jetojnë prej ditësh mes flakëve.

Në një postim të yllit ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa, shumë ndjekës nga Turqia, ndryshe nga të tjerët që komplimentonin pamjet e bukura që kishte publikuar ylli i muzikës, kanë kërkuar ndihmë.

“Ndihmoni Turqinë,”- shkruan njëri.

“Na ndihmoni jemi në një situatë alarmante, na ndihmoni,”- shkruan dikush më tej.

“SOS, SOS, SOS,”- janë të tjera komente që vijojnë në postimin e Duas.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Turqia prej ditësh është nën sundimin e plotë të zjarreve. Në të 35-ta provincat e Turqisë janë gjithsej 129 vatra zjarri, ndërkohë që deri më tani kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 271 të tjerë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dua lipa zjarret ne turqi dua lipa zjarret ne turqi

Sondazh

Poll