Bota

Pas Turqisë edhe Greqia “pushtohet” nga zjarret, temperaturat shënojnë rritje rekord prej 46.3 gradësh

2 Gusht 2021, 18:38 Nga DOSJA
Pas Turqisë edhe Greqia “pushtohet” nga zjarret, temperaturat

GREQI- Greqia po pushtohet nga vatrat e zjarrit. Protothema shkruan se deri tani në vend janë mbi 58 vatra zjarri, ndërkohë që situata sa po vjen dhe po përkeqësohet. Vatrat e zjarrit më të rrezikshme janë në gadishullin e Peleponezit, në ishullin e Qipros, në Patra, në Aigio, në malin Penteli në Fthiotida, dhe në Messinia.

Deri tani nga zjarret janë djegur mbi 100 shtëpi në të gjithë Greqinë, ndërkohë që shumë persona janë lënduar nga zjarret. Në terren për shuarjen e zjarreve janë vendosur të gjitha njësitë përkatëse të zjarrfikësve, helikopterave, cisternave me ujë si dhe autoriteteve policore dhe ushtarake. Gjithashtu banorët e zonëve përkatëse kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë që dita e sotme ka shënuar rekord të temperaturës në vend. Greqia është një nga pesë vendet me temperaturat më të larta në Evropë.  Temperatura maksimale e regjistruar në Greqi sot ka qënë 46.3 gradë celsius.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarret ne greqi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll