Bota

Turqia nën pushtetin e zjarrit, zëdhënësi i Erdogan: Situata është nën kontroll, mos u besoni rrjeteve sociale

2 Gusht 2021, 17:29 Nga DOSJA
Turqia nën pushtetin e zjarrit, zëdhënësi i Erdogan: Situata

TURQI- Teksa Turqia është nën sundimin e zjarrit në të gjithë vendin, zëdhënësi i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Fahrettin Altun i ka quajtur gënjeshtra mospatjen nën kontroll të zjarreve.

“Le të mos biem në grackën e atyre që përhapin gënjeshtra të tilla. Ju lutemi të mbështetemi në deklaratat e autoriteteve zyrtare. Turqia është e fortë. Shteti ynë po qëndron lart”,tha ai.

Anadolu Agency shkruan se Altun gjithashtu u shpreh se fushata e ndihmës për të ndihmuar Turqinë në përballimin e zjarreve nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të treguar se Turqia është e dobët.

“Sidoqoftë, e ashtuquajtura fushatë e ndihmës, e cila u organizua nga jashtë … filloi me motive ideologjike, me qëllim që të tregojnë shtetin tonë si të dobët dhe të dobësojmë unitetin tonë shtet-komb,”u shpreh ai.

Turqia prej ditësh është nën sundimin e plotë të zjarreve. Në të 35-ta provincat e Turqisë janë gjithsej 129 vatra zjarri, ndërkohë që nga zjarret kanë humbur jetën 8 persona dhe janë lënduar 271 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fahrettin altun zjarret ne turqi fahrettin altun zjarret ne turqi

Sondazh

Poll