DHUNË ARBITRARE! Efektivët dhunojnë dhe tërheqin zvarrë banorët e Lumasit, u grisin rrobat: Bjeri more qenit….
2 Gusht 2021, 18:16Nga DOSJA
BERAT– Pamjet që po shikoni vijnë nga fshati Lumas, aty ku prej më shumë se tre muajsh banorët dalin të protestojnë kundër punimeve që firma “Salillari” po kryen në Sinec, që është edhe zonë e mbrojtur.
Pasditen e sotme, banorët e zonës bllokuan me forca mjetet e punës së firmës ‘Salillari’. Në vendin e ngjarjes mbërritën dhe efektivët e policisë, jo për të dalë në krah të qytetarëve, por për t’i dhunuar ata.
Videoja tregon se si uniformat e shtetit dhunojnë pa mëshirë banorët e këtij fshati dhe i tërheqin zvarrë. Njërit prej tyre i grisin edhe rrobat kur e tërheqin. Në sfond dëgjohen zëra të shumtë, të bërtiturat e banorëve dhe të shara.
“Bjeri more qenit, bjeri mor q*** k*** mu në p***,”- thotë dikush.
“Mos më prek me dorë,”- vijon dikush më tej.
Prej 3 muajsh banorët e Lumasit protestojnë kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”. Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BERAT– Konflikti mes banorëve të fshatit Lumas me punonjësit e firmës “Salillari”, vijon ende. Pasditen e sotme, pavarësisht vendimit të marrë nga AdZM Elbasan ...
TIRANË– Ministria e mbrojtjes ka vënë në gatishmëri flotën ajrore për shuarjen e zjarreve. Zëvendësministrja Dallëndyshe Bici shprehet se aktualisht ...
GREQI– Një tërmet më magnitutë 4 gradë të shkallës rihter ka goditur ishullin e Nisyros në Greqi. Mediat greke shkruajnë se Instituti Gjeodinamik ka bërë ...
SHKODËR– Kur bie nata në liqenin e Shkodrës, peshkatarët niset për gjueti dhe drita të zbehta fillojnë të pluskojnë mbi ujë. Një varkë në ngjyrë të v...
DURRËS– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-T...
TIRANË– Tetë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se janë vën...
GJIROKASTËR– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në jug të vendit. Mësohet se flakët kanë përfshirë bimësinë në Dhoksat të Lunxherisë në Gjiroka...
POGRADEC– Një foshnje e porsalindur nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të neglizhencës së mjekëve në maternitetin e Pogradecit. Më 24 korrik, nëna me iniciale...
GJERMANI- Gjermania ka ndyshuar rregullat anti-Covid për udhëtarët nga Shqipëria. Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë të ditura rregullat e reja për qytetarët q...