Aktualitet

“Salillari” nuk ndërpret punën pas vendimit, banorët e Sinecit bllokojnë me forcë mjetet, përplasen me policinë, efek

2 Gusht 2021, 17:51 Nga DOSJA
“Salillari” nuk ndërpret punën pas vendimit, banorët

BERAT– Konflikti mes banorëve të fshatit Lumas me punonjësit e firmës “Salillari”, vijon ende. Pasditen e sotme, pavarësisht vendimit të marrë nga AdZM Elbasan për ndërprerjen e punimeve në këtë zonë, firma “Salillari” nuk i ka tërhequr mjete dhe ka vijuar punën mbi Sinec.

Banorët kanë ndaluar me dhunë punën e mjeteve dhe janë përplasur me policiën gjithashtu. Gjatë konfliktit banorëve iu është hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

“Policia sot na ka dhunuar. Ne po rrinim, se jemi moshë e moshuar. Ne po rrinim në hije te rrapi dhe na hodhën gaz. Filloi skrepi që të punojë dhe ne reaguam. Na hodhën gaz dhe lëndë djegëse,”- tha një prej banorëve për Syri TV.

Të tjerë shprehen se protesta e tyre do të vijojë me grevë urie deri në pezullimin e punimeve. Në mbështetje të banorëve të Lumasit kanë ardhur edhe ambientalisti Sazan Guri dhe avokati i çështjes, Arben Llangozi.

Prej 3 muajsh banorët e Lumasit protestojnë kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burimi i sinecit protesta ne sinec burimi i sinecit protesta ne sinec

Sondazh

Poll