Bota

U premtoi karrierë në ‘Bollywood’, arrestohet ylli i pornografisë në Indi, detyroi dy modele të bëheshin pjesë e film

2 Gusht 2021, 13:25 Nga DOSJA
U premtoi karrierë në ‘Bollywood’, arrestohet ylli i

INDI– Një yll i filmave për të rritur në Indi, Nandita Dutta, 30 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mashtruar disa vajza duke i detyruar të bëhen pjesë e filmave për të rritur dhe duke u premtuar një karrierë të sukseshme në Bollywood.

Ishin dy modele që ngritën denoncimin ndaj 30-vjeçares dhe e akuzuan atë se i detyroi ata të zhvisheshin para kamerës në Kolkata, Indi.

Njëra pretendon se ajo u detyrua të shfaqet në një video për të rritur në një hotel në New Town, ndërsa tjetra pretendon se ajo u detyrua të marrë pjesë në një xhirim nudo në një studio në Ballygunge.

Të dyja thanë se u ishte premtuar një karrierë në botën e aktrimit pas këtyre videove. Bashkë me Dutta-n, është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i saj Mainak Ghosh, 39 vjeç.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet nandita dutta nandita dutta arrestohet nandita dutta nandita dutta

Sondazh

Poll

Bota 2 Gusht 2021, 11:59

GREQI– Një zjarrfikës 34-vjeçar në Greqi u arrestua në kabinën pagesave të Beligostit, në autostradën Korint-Tripoli-Kalamata, sepse pasi i’u bë një kont...