Bota

2 Gusht 2021, 11:59 Nga DOSJA

GREQI– Një zjarrfikës 34-vjeçar në Greqi u arrestua në kabinën pagesave të Beligostit, në autostradën Korint-Tripoli-Kalamata, sepse pasi i’u bë një kontroll në makinën që ai drejtonte, ju gjet mbi 1 kg kokainë.

Sipas mediave vendase, makina e drejtuar nga 34-vjeçari ndaloi në kabinat e pagesave të autostradës ku gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti një sasi heroine, që peshonte gjithsej një kilogram e 33 gram, në një vend të veçantë fshehjeje, midis kornizës metalike të derës së pasme të automjetit.

Sipas Policisë, 34-vjeçari, gjatë kontrollit, kishte veshur uniformën e tij zyrtare, ndërsa nuk ishte në shërbim të urdhëruar, me qëllim të dukshëm për të shmangur çdo kontroll policor.

Personi i arrestuar, kundër të cilit u ngrit një çështje për shkelje të legjislacionit për drogën, do të çohet në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kalamata, ndërsa policia e Departamentit të Prokurorisë së Drogës vazhdon hetimet për rastin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet zjarrefikesi ne greqi zjarr ne greqi arrestohet zjarrefikesi ne greqi zjarr ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 2 Gusht 2021, 11:03

SHBA– Howard Rubin, një ish -menaxher i parave për George Soros, është akuzuar nga gjashtë gra se i ka rrahur gjatë marrëdhënieve seksuale sadomasokiste në një ...