Bota

Media serbe: Dhjetë shtete të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës

2 Gusht 2021, 12:54 Nga DOSJA
Media serbe: Dhjetë shtete të gatshme të tërheqin njohjen e

SERBI- Dhjetë shtete në botë i kanë thënë Serbisë se janë të gatshme për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu shkruan portali serbPolitika‘ , ku dhjetë vende janë gati të tërheqin vendimet e tyre për njohjen e Kosovës nëse Prishtina fillon procesin e ri-njohjes. Këto janë garanci shumë të forta që këto vende i kanë dhënë Beogradit. Edhe pse zyrtarisht nuk thuhet se për cilat vende bëhet fjalë, kryesisht për shkak të presionit ndaj të cilëve do të ekspozoheshin për shkak të këtij vendimi nga Shtetet e Bashkuara, supozohet se këto janë vende nga Afrika dhe Azia.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në ish-Jugosllavi, Vladislav Jovanoviq, thotë se “Kina ka nisur të përfshihet në çështje të cilat nuk mund të zgjidhen nga Amerika dhe të cilat pengojnë zbatimin e disa qëllimeve, siç është çështja e Republikës Sërbe dhe mbrojtja e integritetit territorial të Serbisë”. Ai vlerësoi se Rusia dhe Kina duhet të afrohen, sepse ato po ndihen të kërcënuara nga Shtetet e Bashkuara.

Më 4 shtator 2020, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që të ndalin fushatat e tyre, për të siguruar njohje/ç’njohje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ç njohja e kosoves vladislav jovanoviq ç njohja e kosoves vladislav jovanoviq

Sondazh

Poll

Bota 2 Gusht 2021, 11:59

GREQI– Një zjarrfikës 34-vjeçar në Greqi u arrestua në kabinën pagesave të Beligostit, në autostradën Korint-Tripoli-Kalamata, sepse pasi i’u bë një kont...

Bota 2 Gusht 2021, 11:03

SHBA– Howard Rubin, një ish -menaxher i parave për George Soros, është akuzuar nga gjashtë gra se i ka rrahur gjatë marrëdhënieve seksuale sadomasokiste në një ...