Bota

‘Do ta padisim në organet e Drejtësisë’, dy deputetet e PDK-së akuzojnë bashkëshortin e presidentes Osmani se i ka kë

2 Gusht 2021, 09:01 Nga DOSJA
‘Do ta padisim në organet e Drejtësisë’, dy deputetet

KOSOVË– Deputetet e PDK-së, Floretë Zejnullahu dhe Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se janë kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Të nderuar para jush dua të paraqes kërcënimin që kam marr nga bashkëshorti i zonjës Osmani, Prindon Sadriu. I rrethuar me pushtetin e bashkëshortes dhe partnerit të saj qeverisës, Albin Kurti ai ka marrë guximin të kërcënoj deputetët e Kuvendit, pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë”, tha Zejnullahu.

Zejnullahu ka paralajmëruar padi ndaj burrit të presidentes pas letrës kërcënuese që ka marrë nga ai, e cila ishte një përgjigje e një akuze që deputetja kish bërë më parë ndaj tij dhe presidentes.

Do ta padis në organet e drejtësisë për kërcënimin që më ka bërë menjëherë pas kësaj seance. Në letrën kërcënuese, burri i presidentes mundohet të fshehë të vërtetën, duke thënë se vendi ku ndodhet shtëpia e tij është vetëm një vend punishte. Ai në letrën kërcënuese shkon aq larg sa që etiketon edhe mediat që kanë publikuar fjalimin tim, si Gazetën Express dhe Gazetën Insajderi, duke i përmendur me emra”,- tha ajo

Në seancën e kaluar deputetja e PDK-së, kishte publikuar disa shifra duke thënë se Vjosa Osmani dhe burri i saj po marrin mijëra euro nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë të njëjtën akuzë ka ngritur dhe deputetja, Ganimete Musliu e cila u shpreh se tre ditë pas një interviste që kishe dhënë në emisionin Frontal në T7, i ka shkuar një letër me tone kërcënuese nga adresa e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e që ishte shkruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora   ganimete musliu floretë zejnullahu prindon sadriu vjosa osmani   ganimete musliu floretë zejnullahu prindon sadriu vjosa osmani

Sondazh

Poll