Bota

Ceca “e djeg” te Gjiri i Lalzit, Milaim Zeka ironizon Buzhalën: “Patriot” ballkanik, na kosovarët jemi rritur

2 Gusht 2021, 08:41 Nga DOSJA
Ceca “e djeg” te Gjiri i Lalzit, Milaim Zeka ironizon Buzhalën:

DURRËS– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala publikoi dje një video, ku dëgjohej muzika që ishte vendosur për të nderuar turistët serbë në Durrës. Kënga, të cilën e konsideroi si ofendim për shqiptarët, interpretohej nga Svjetllana Raznatoviç, e njohur si Ceca, e cila është edhe e veja e kriminelit, Arkan. 

Por nuk ka munguar as reagimi kundër nga kolegu i tij Milaim Zeka. Ky i fundit, me anë të një statusi në Facebook shkruan se në Shqipëri, Cecën e dëgjojnë pa e kuptuar, për muzikën e saj ballkanase, ndërsa në Kosovë e kanë adhuruar dikur.

“Ne funde te fundit, Ceca dhe burri i saje, Arkani, asnje krim nuk e kane ba ne Shqiperi. Tani linde pyetja, qysh po kemi ftyre me ndeze keto debate, kur pjesa dermuese e ne kosovareve, edhe sot perjargemi per Cecen e Draganen, sikurse ai qeni i Pavllovit para se me ia hudhe mishin para turive?!,“-shkruan ndër të tjera Zeka, duke vënë në dukje se këngëtarja është një nga më të preferuarat edhe në Kosovë. 

POSTIMI I PLOTË:

Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic, i njohur si Arkani është një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani. Arkani njihet edhe si udhëheqësi i njësisë ushtarake “Tigrat”, që akuzohet për masakra gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë. Por u vra në vitin 2000, nbdërsa autorët e vrasjes së tij ende nuk janë zbuluar. Zheljko Razhnjatovic u martua me Svetlana Raznatovic, e njohur si Ceca, një nga këngëtaret më në të Serbisë dhe së bashku kanë një vajzë dhe një djalë.

Edhe më herët Ceca ka qenë pjesë e debatit publik në Shqipëri, pas transmetimit të këngëve të saj në RTSH, kanali shtetëror shqiptar. Ceca reagoi pas vendimit të AMA-s për ndalimin e transmetimit të këngëve të saj duke u shprehur shprehur se ajo nuk urren asnjë popull dhe se ka dashuri për të gjithë.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni berat buzhala ceca ne durres milaim zeka berat buzhala ceca ne durres milaim zeka

Sondazh

Poll