Aktualitet

Kishte ardhur për pushime nga Kosova, mbytet 68-vjeçari në Shëngjin

1 Gusht 2021, 13:09 Nga DOSJA
Kishte ardhur për pushime nga Kosova, mbytet 68-vjeçari në

LEZHË– Një 68-vjeçar nga Prizreni i Kosovës ka humbur jetën teksa lahej në plazhin e Shëngjinit. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se viktima është future të lahet në det, por është ndjerë keq.

68-vjeçari është nxjerrë me shpejtësi nga ujërat e detit nga pushuesit e tjerë dhe është dërguar në spitalin rajonal, por nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se ai ka pësuar arrest kardiak.

“Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 68 vjecari ne shengjin mbytet 68 vjecari ne shengjin

Sondazh

Poll