Aktualitet

Karaburuni mbulohet nga tymi, mali vijon të mbetet nën “pushtetin” e flakëve

1 Gusht 2021, 12:48 Nga DOSJA
Karaburuni mbulohet nga tymi, mali vijon të mbetet nën

Top Channel ka siguruar pamje të situatës në Karaburun, teksa ndodhet në ditën e gjashtë të “luftës” me flakët që kanë përfshirë malin dhe fshatin Tragjas. Situata është shqetësuese, ndërkohë që ka mbërritur një helikopter dhe vijon të hedhë ujë në zonat pyjore që janë nën flakë në malin e Karaburunit.

Për shkak të terrenit të thyer dhe malor shuarja e tyre është shumë e vështirë, madje e pamundur. Zjarri në Karaburun rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”.

Forcat e zjarrfikëses janë në gatishmëri ,ndërsa njësia administrative Orikum, ju ka kërkuar banorëve të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri në rast nevoje . Dhe në pjesën tjetër ,në kodrat e fshatit Tragjas vijojnë zjarret të cilat ndryshe nga Karaburuni nuk paraqesin rrezik përhapjeje.

LAJMI KRYESOR: SHKRUMBOHEN dhjetra hektarë kullota e pyje! Shuhet zjarri në Përmet, një hap më pranë në Dukat, nis ndërhyrja nga ajri në Vlorë

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet karaburun zjarre ne shqiperi karaburun zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll