Aktualitet

Të gjitha me kokën ulur! Momenti kur një prej të riatdhesuara nga Siria flet me vëllanë: Do vij shpejt ishalla! Me gjysmë

1 Gusht 2021, 11:59 Nga DOSJA
Të gjitha me kokën ulur! Momenti kur një prej të

TIRANË– Pamje të tjera janë publikuar nga mbërritja e grave dhe fëmijëve nga Siria për në atdhe. Gazetari Muhamed Veliu ka intervistuar një prej tyre, e cila me gjysmë zëri pohon që e ka marrë malli për familjen, por shfaqet më entuziaste teksa flet me të në celular. 

BISEDA TELEFONIKE: 

Muhamed Veliu: Flori, Muhamed Veliu jam si je, flas nga Libani. Më në fund kemi lajme të mira

Flori: Faleminderit shumë

Muhamed Veliu: Fol me motrën që ti më merrje në telefon dhe interesoheshe gjatë gjithë kohës, është me mua.

Motra: Selam Alejkum Flori, jam Klodi

Flori: Motra si je, a je mirë?

Motra: Mirë, si je ti, jemi duke ardhur inshallah

Flori: Marshallah, mirëardhi motra!

Motra: Me kalamajt jam

Flori: A janë mirë?

Motra: Po shumë mirë janë dhe unë jam shumë mirë

Kjo telefonatë me këtë lajm të shumëpritur prej shumë vitesh nga Florimi në Tiranë u bë vetëm pak minuta nga koha kur motra e tij bashkë me fëmijët kishte mbërritur në aeroportin e Bejrutit. Ora 24:00 e të Shtunës, i gjeti 14 fëmijë 6 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 5 gra shqiptare, në një jetë të re duke mbyllur një kapitull të tmerrshëm më parë në kampin Al Hol e më pas atë Roj.

Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme, bashkë me Gledis Nano Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit shqiptar dhe kolegun e tij Indrit Doda.

Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore. Një avion i paguar nga qeveria shqiptare i solli nga Damasku në Beirut ku u pritën nga ministri Bledi Cuci.

Gratë mbajë kokat ulur. Janë të ndrojtura dhe të pa mësuara me prezencën e medias.
Njërës prej tyre i shkëpusim një koment të shkurtër.

INTERVISTAT:

Muhamed Veliu: A jeni e gëzuar që po shkoni pranë familjeve.

Gruaja: Po

Muhamed Veliu: Nga jeni me origjinë?

Gruaja: Nga Tirana

Muhamed Veliu: Sa fëmijë keni?

Gruaja: Kam 5 fëmijë

Muhamed Veliu: Disa kanë lindur në Siri?

Gruaja: Po

Muhamed Veliu: Ju ka marrë malli për familjen

Gruaja: Po shumë

Muhamed Veliu: Keni kohë që e prisni këtë ditë?

Gruaja: Po

Edhe fëmijët shfaqen të lodhur nga udhëtimi. I ka pllakosur habia. Mosha e tyre e vogël bën që ata mos ta kuptojnë se çfarë është duke ndodhur. Pas pak orësh qëndrimi në Liban vjen momenti i dëshiruar prej tyre. Bëhemi gati për të nisur udhëtimin drejt Tiranës. Pas 7 vite qëndrimi në Siri në shtetin islamik dhe në kampet Al Hol dhe Roj 5 gra dhe 14 fëmijë janë duke shijuar ditën e parë të lirisë së tyre. Ky avion do t’i çojë drejt Tiranës.

Për shumicën e këtyre 14 fëmijëve është udhëtimi i parë më avion. Stjuardesat u dhurojnë lodra, dhe dy orë udhëtim drejt Rinasit mbaron shpejt. Sikurse edhe të riatdhesuarit e Tetorit 2020 ata do të qëndrojnë në një qendër nën kujdesin e shërbimit shtetëror social.
Adrian Shktuni ekspert në Ëashington për çështjet e sigurisë dhe terrorizmit thotë se me të tilla operacione riatdhesimi.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi nga siria 1 gusht riatdhesimi nga siria 1 gusht

Sondazh

Poll