Aktualitet

E rëndë! Vritet në sy të dy fëmijëve të mitur e reja shqiptare në Florida, Policia: Ishin të tmerruar! E shkuara e të

1 Gusht 2021, 11:33 Nga DOSJA
E rëndë! Vritet në sy të dy fëmijëve të mitur

SHBA– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë me armë zjarri brenda makinës së saj. Sipas mediave të huaja, e reja është gjetur pa shenja jetë, ndërsa në mjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Shqiptarja, e identifikuar si Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra ishte qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tmerruar. “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,”-tha e prekur oficerja e policisë, ndërkohë që nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër.

Aktualisht, Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorin e vrasjes së shqiptares, ndërsa mësohet se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri në vitin 1996 në Shqipëri. Dyshohet se babai i saj ka qenë i përfshirë në trafik droge, megjithatë nuk dihen detaje të tjera. Pas ngjarjes së rëndë, e reja kishte emigruar drejt SHBA-ve, vend ku edhe ndërroi jetë nga një plumb ende pa qitës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida vritet joana peca vritet shqiptarja ne florida florida vritet joana peca vritet shqiptarja ne florida

Sondazh

Poll