Aktualitet

‘Po sikur të hutohem…?!’/ Ndryshime tek vijat e bardha në Durres, poezi ndër to: Nga vagabondwt me cigare,

1 Gusht 2021, 11:46 Nga DOSJA
‘Po sikur të hutohem…?!’/ Ndryshime tek vijat e bardha

DURRËS– Bashkia e Durrësit ka ndryshuar formën e vijave të bardha, duke i zbukuar me  vargje nga poezi të kolosëve të letërsisë shqipe. Fotot e ndryshimeve në qytet janë publikuar nga kryebashkiakja Emiriana Sako.

“Disa vargje nga poezi të kolosëve të letërsisë shqipe të shkruara në vijat e bardha të rrugëve kryesore të Durrësit janë jo vetëm imazh estetik arti, por dhe një mënyrë e re komunikimi që jep një mesazh të caktuar sidomos për të rinjtë. Ky disain urban që kemi realizuar dhe që është një risi, i sjell në kujtesë njerëzve librin, e po kështu ky art urban është një mjet që miqëson më shumë qytetarët dhe pushuesit e shumtë me qytetin,”-shkruan ajo.

Por ndryshimet në qytet kanë edhe reagime negative, pasi qytetarë janë shprehur se mund të shpërqëndrohen duke kaluar rrugën, gjë që mund të jetë fatale për ta. 

Ju si mendoni, janë gjetje apo duhet kthyer tradicionalja?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit durres bashkia e durresit durres

Sondazh

Poll