Aktualitet

Të strukura në një cep, gjithë ankth! Mbërrijnë në Bejrut nga Siria 19 gra e fëmijë shqiptarë, PAMJET nga aeroporti pa

1 Gusht 2021, 05:36 Nga DOSJA
Të strukura në një cep, gjithë ankth! Mbërrijnë

TIRANË– Pas vitesh larg vendit, rikthehen me në fund në atdhe gra dhe fëmijë të nxjerrë nga kampi i ferrit Al-Hol në Siri. Aeroplani charter, i paguar nga qeveria shqiptare, ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në orën 24:00 në Bejrut.

I dërguari Top Channel në Liban Muhamed Veliu nga aeroporti Bejrutit thotë se 19 gratë dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe para nisjes janë testuar për pandeminë e koronavirusit.

Gratë që do të kthehen janë identifikuar vetëm me iniciale, ndërsa bashkë me to janë dhe fëmijët e tyre.

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

Mbetet për t’u parë nëse dhe me rastin e tyre do të veprohet njëjtë si me Floresha Rashën dhe Endri Dumanin, të cilët u dërguan në Kavalishencë për t’u ndjekur nga afër nga disa psikologë, ndërsa gratë pritet edhe të merren në pyetje nga anti-terrori.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kampi i al-howl siri kampi i al-howl siri

Sondazh

Poll