Bota

Zjarret në Turqi/ Situata po vihet gradualisht nën kontroll, 60 shtëpi të djegura plotësisht dhe 4 viktima

31 Korrik 2021, 08:48 Nga DOSJA
Zjarret në Turqi/ Situata po vihet gradualisht nën kontroll, 60

TURQI-Zjarret në Turqi të cilët kishin shpërthyer në 26 provinca po vihen gradualisht nën kontroll ku 81 nga 98 vatrat janë drejt shuarjes ndërsa numri i viktimave fatmirësisht nuk është rritur nga dita e djeshme janë vetëm 4 të vdekur nga zjarret.

Mediat turke bëjnë me dije se zjarret e vëna nën kontroll janë kryesisht në provincat e Adana, Antalia, Muğla, Mersin, Mirzmir dhe Osmaniye. 60 shtëpi janë djegur plotësisht ndërsa 11 të tjera janë dëmtuar nga zjarret. Dëmet kanë qenë të mëdha edhe në bagëti, të mbjella dhe në pyje. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve nga ajri dhe nga toka zjarri është devijuar nga zonat e banuara dhe po bëhet shuarja edhe në pyje.

Presidenti Erdoğan  njoftoi se zonat e prekura nga zjarret në pyje u shpallën si “Zona të Fatkeqësive që Ndikojnë në Jetën e Përgjithshme” dhe tha se do të marrë hapat e nevojshmë për të kompenduar humbjet e vazhdueshme të kombit.

“Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të shëruar plagët e kombit tonë, për të kompensuar humbjet e tij dhe për të përmirësuar mundësitë e tij edhe më mirë se më parë.” tha Erdogan.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erdogan zjarret ne turqi erdogan zjarret ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 08:10

Testi i hixhabit për Evropën

Një vendim i fundit nga gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian ngre pyetjen nëse ka një vend për gratë dukshëm myslimane në jetën publike. Në vend që të pyesni...