Aktualitet

Bllokohen turistët në kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre dëmtohet

30 Korrik 2021, 19:41 Nga DOSJA
Bllokohen turistët në kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre

VLORË- Disa turistë të huaj janë bllkuar në kanionet e Gjipesë. Njëri nga turistët ka dëmtuar këmbën, por fatmirësisht i është dhënë ndihma e parë. 

Patrulla e Policisë së kufirit në  Dhërmi është duke ju dhënë ndihmë, ndërkohë që pritet ndihma mjekësore. Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar. 

“Në datë 30.07.2021 ora 17.00 pas një telefonate të mbërritur në sallën e Policisë së Rendit Himarë për disa shtetas që kishin ngecur në kanionet e Gjipesë, shërbimet e Policisë kufitare në Dhërmi, u organizuan për lokalizimin dhe më pas shpëtimin e tyre.

Falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë e mundur nxjerrja e dy shtetasve të cilët janë D.K i datëlindjes 28.06.2002 banues në Suedi, dhe E.Ji datelindjes 22.11.2000 banues ne Itali, ndërsa për personin e tretë,  E.Dh i datëlindjes 14.09.2006 banues në Tiranë është kërkuar ndihma e FNSH për nxjerrjen e tij për arsyen se ky shtetas ka marr dëmtime në këmbë dhe e ka të vështirë të lëvizë normalisht”, -njoftoi policia.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet në kanionet e gjipese bllokohen turistet në kanionet e gjipese

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2021, 17:51

Mbytet një person në plazhin e Tales në Lezhë

LEZHË– Një person ende i paidentifikuar është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30. Mës...