Aktualitet

I linte të jetonin me minjtë dhe i trajtonte si skllevër rumunët, dënohet me burg shqiptari në Britani

30 Korrik 2021, 19:26 Nga DOSJA
I linte të jetonin me minjtë dhe i trajtonte si skllevër

BRITANI- Një shtats shqiptar në bashkëpunim me një shtetas të huaj janë dënuar me burg u për vepra skllavërie kundër punëtorëve të lavazhit. Mediat e huaja raportojnë se puntorët jetonin në kushte të vështira në një godinë të mbushur me minj.

Shtetasi shqiptar Defrim Paci, 42 vjeç ishte pronari i lavazhit, kurse Sitar Hamid Ali, 33 vjeç ishte menaxheri i përditshëm i biznesit dhe ishte përgjegjës për pagat. Së bashku ata bënë të mundur që njerëzit nga Rumania të silleshin në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në lavazhin e makinave. Paci u dënua me 45 muaj burg, kurse Ali u dënua me 39 muaj burg.

Puntorët rumunë tregojnë se punonin me pagë të ulët dhe me orar të zgjatur. Kushtet ku jetonin ishin të mjerueshme dhe iu duhej të ndanin shtëpinë me minjtë.

“Ata më trajtuan njësoj, siç do të bënin me një skllav,“- u shpreh një puntor.

Pagesa për akomodim, energji elektrike dhe kthimi i shpenzimeve të udhëtimit i la puntorët me më pak se 20 paund në javë për të jetuar. Kishte gjithashtu dëshmi se identifikimi i rumunëve ruhej në mënyrë që t’i detyronte ata të qëndronin në lavazh.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet defrim paci sitar hamid ali defrim paci sitar hamid ali

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2021, 17:51

Mbytet një person në plazhin e Tales në Lezhë

LEZHË– Një person ende i paidentifikuar është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30. Mës...