Aktualitet

Mbytet një person në plazhin e Tales në Lezhë

30 Korrik 2021, 17:51 Nga DOSJA
Mbytet një person në plazhin e Tales në Lezhë

LEZHË– Një person ende i paidentifikuar është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30.

Mësohet se personi në fjalë është futur të lahet, por është ndjerë keq në ujë. Zemra e tij ka ndaluar së rrahuri dhe pushuesi është nxjerrë i pajetë nga uji. 

Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po  punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur”

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe mbytet nje person ne plazhin e tales tale lezhe mbytet nje person ne plazhin e tales tale

Sondazh

Poll