Aktualitet

Zjarr i qëllimshëm në Berat, digjen mbi 3 hektarë me shkurre e dëllinja

30 Korrik 2021, 16:21 Nga DOSJA
Zjarr i qëllimshëm në Berat, digjen mbi 3 hektarë me shkurre

BERAT– Kodrat e fshatit Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë në Berat janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja

Për shkak të erës dhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrëfikësve, të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, por terreni është tejet i vështirë dhe e vështirëson ndërhyrjen e tyre. Deri më tani janë djegur 3 hektarë me shkurre e dëllinja.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne berat zjarr ne berat

Sondazh

Poll