Politike

KQZ rrëzon sërish PD-në dhe LSI-në, nuk pranon komisionerët në Has

31 Maj 2019, 14:14 Nga DOSJA
KQZ rrëzon sërish PD-në dhe LSI-në, nuk pranon

HAS- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialsite për Integrim, pavarësisht vendimit të KQZ-së për të mos i lejuar që dërgojnë komisionerë në KZAZ-ë. Këto dy forca të opozitës kanë dërguar listën me emrat dhe në KZAZ-ët e Hasit, por nuk janë pranuar.

Kërkesa është dërguar sot paradite, por dhe pse kanë pritur për disa orë përgjigja e tyre është dërguar me postë. Komisionerët që kishin bërë kërkesë të ishin pjesëmarrës në zgjedhje kanë marrë përgjigje zyrtare me postë nga kryetari i KZAZ, i cili në letrën e tij shkruan se refuzon kërkesën e tyre.

Po sot KZQ ka reaguar për kërkesën e PD duke thënë se do e rrëzojë, pasi sipas tyre janë të paligjshme, por nga ana tjetër ka pranuar komisinerët në Shkodër me justifikimin se është thjeshtë procedurë.

Kujtojmë që pak ditë më parë Partia Demokratike dhe LSI ankimuan vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komisionerët në zgjedhje. Ato dorëzuan padinë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë rrëzimin e vendimit të KQZ-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisionerët e pd e lsi në kzaz zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten komisionerët e pd e lsi në kzaz zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll