Bota

Një kosovareje i ndodh e papritura, hipën në autobus të gabuar dhe në vend të Prishtinës përfundon në Berlin

30 Korrik 2021, 09:57 Nga DOSJA
Një kosovareje i ndodh e papritura, hipën në autobus të

KROACI– Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, një kosovare ka hipur gabimisht në një autobuz tjetër duke përfunduar në Gjermani.

27-vjeçarja është kapur nga Policia Federale e Gjermanisë e dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Munihut, shkruan merkur.de.

Gjatë kontrollit të pasaportës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte dalë afati dher nuk vlente për Zonën e Shengenit.

Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjin por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme. Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifikuar. Kështu, autobusi “i gabuar” e ka sjellë atë në anën krejtësisht të kundërt, në Berlin.

E ndodhur në këtë qytet, ajo thotë se ka jetuar disa ditë rrugëve. Por 27 vjeçarja nuk ka dhënë përgjigje se si ka mundur të siguronte biletën e aeroplanit dhe përse një hotel në Hanover e ka vërtetuar qëndrimin pesë ditësh të saj në atë qytet, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye Policia Federale ka inicuar ndaj saj një procedurë penale, i ka marrë 100 euro si garanci dhe e ka kthyer në shtëpi (në Kosovë).

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ndalohet 27 vjecarja kosovare ndalohet 27 vjecarja kosovare

Sondazh

Poll