Bota

Paranoja e Vuçiç po shtohet! Media pro tij ngre teorinë konspirative: Fuqitë e mëdha duan përmbysjen e Serbisë! Po ndihmo

30 Korrik 2021, 06:54 Nga DOSJA
Paranoja e Vuçiç po shtohet! Media pro tij ngre teorinë

BEOGRAD– Akuzat e ngritura ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për lidhje me grupe mafioze kanë ngritur shqetësime të ndryshme në publik, ndërsa opozita fërkon duart. Megjithatë mediat pranë presidentit kanë gjetur dhe justifikimin e përshtatshëm; kanë gisht shërbimet e vendeve të huaja!

Sipas tyre, pas akuzave qëndron qëllimi për të zhbërë gjithçka që është bërë deri më tani në Serbi, e se në “prishje” po marrin pjesë shërbimet e huaja të vendeve më të mëdha në botë.

“Qëllimi është të menaxhohen të gjitha burimet ekonomike të Serbisë, ta bëjnë Serbinë të dobët, t’i kërkojë falje Kroacisë. Unë kurrë nuk do të lejoj që dikush të poshtërojë Serbinë dhe popullin serb. Nëse ky është mëkati im, unë jam i gatshëm të paguaj çmimin. Për mua, nuk ka vlerë më të madhe se Serbia dhe populli ynë,”-tha presidenti duke luajtur sërish me ‘kartën’ e nacionalizimit. 

Ndërkohë ish-oficeri i Shërbimit të Kundërzbulimit, Ljuban Karan është i bindur se po zhvillohet një luftë e veçantë hibride kundër Serbisë, në të cilën disa vende perëndimore kanë investuar para të mëdha dhe po ndihmohen nga vende të tjera të Ballkanit.

“Në këtë operacion të ri hibrid, shërbimet satelitore të disa vendeve të Ballkanit po ndihmojnë shërbimet perëndimore, por forcat kundër nesh kryesisht mbështeten në grupet tona politiko-manjat që duan të vijnë në pushtet me forcë sepse nuk kanë asnjë shans në zgjedhje,”-shton ai.

Vuçiç ka kërkuar disa herë mbrojtje pasi shërbimet inteligjente kanë ngritur alarmin se ndaj tij janë organizuar sulme nga mafia, por kurrë nuk kanë finalizuar aksionet. Po ashtu vetëm pak ditë më parë, krimineli serb Veljko Belivuk tregoi para Gjykatës se ishte ‘njeri’ i presidentit dhe e kishte ndihmuar me disa probleme gjatë qeverisjes së tij. 

Përshtatur nga Alo!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic lidhjet e vucic me mafian aleksander vucic lidhjet e vucic me mafian

Sondazh

Poll

Bota 30 Korrik 2021, 06:33

GJERMANI– Tre persona të tjerë u gjetën të vdekur pas shpërthimit të së martës në një park industrial në Gjermaninë perëndimore, duke e çuar numrin...

Bota 29 Korrik 2021, 20:10

Qeveria e Kosovës, katër ligje për katër muaj

KOSOVË- Që nga 22 marsi, kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe kur është miratuar agjenda legjislative e Qeverisë, e deri më t...