Bota

Ishtë dëshmitare gjatë vrasjes, gazetaja serbe kërcënohët nga autori: Ke blerë shtëpi me lajmet që ke shkruar për mua

30 Korrik 2021, 07:06 Nga DOSJA
Ishtë dëshmitare gjatë vrasjes, gazetaja serbe

SERBI-Gazetarja Jelena Jovanoviç e gazetës Vijesti në Serbi, ka qenë dëshmitare e një vrasjeje para pak kohësh dhe në lidhje me këtë gjë ajo po merr kërcënime vazhdimisht nga autori i vrasjes.

Autori i vrasjes Mario Millosheviç është arestuar tashmë dhe po mbrohet nga avokatja Natalija Karazhiç. Gazetarja ka ngritur një padi kundër tij dhe avokates mbrojtëse ku shprehet se po i rrezikohet siguria. Ajo ka thënë se kurrë nuk e ka bërë publike adresën e shtëpisë së saj apo personat e familjes, por Millosheviç i ka shprehur gazetarës se ajo po e paguan shtëpinë me anë të shkrimeve të rreme që shkruan për të nëpër gazëta dhe sipas saj e ka kërcënuar se do ti bëje keq asaj.

Jovanoviç është akuzuar nga Millosheviç për shpifje, sikur ajo ka shkruar në gazeta lajme për të dhe për këtë arsye e ka kërcënuar. Gazetarja shprehet e frikësuar duke thënë se është gjithë kohën në tension kur shkon në shtëpi nëse dikush po e ndjek apo kur takon të afërmit dhe shoqërinë pasi nuk do që ti ndodhë gjë e këqë atyre. Millosheviç i ka shprehur gazetarës se ajo po e paguan shtëpinë me anë të shkrimeve të rreme që shkruan për të nëpër gazëta.

Avokatja para tre ditësh i ka dërguar një e-mail gazetares në postën e saj elektronike dhe tek adresa e redaksisë duke i thëne se është njohur me padinë nga gazetarja por që nuk ka asnjë koment në lidhje me këtë temë. Kjo e ka bërë akoma më enigmë situatën.

Deklarata e plotë e gazetares:

“Millosheviçi, të cilin prokuroria dyshon për vrasjen që unë kam qenë dëshmitare, deklaron se ku është banesa ime dhe nënkupton se unë do ta ‘paguaj’ pasi kam shkruar tekste për të, që është një gënjeshtër dhe shpifje e turpshme … Asnjëherë nuk është shpallur publikisht se ku jetoj, as që e kam ndarë ndonjëherë me Millosheviçin në asnjë mënyrë, kjo është arsyeja pse kam frikë për sigurinë time dhe të njerëzve që takoj çdo ditë, anëtarët e familjes sime, miqtë, kolegët … Mënyra se si e bleva apartamentin është e lehtë për tu kontrolluar, kështu që i kërkoj Millosheviçit të provojë dyshimet e tij, nëse kjo ka të bëjë me të ose me ndonjë nga tekstet e mia. Avokatja Karaxhiç, si avokate, duhej ta dinte se përcjellja e mesazheve kërcënuese nga një person i dyshuar për krimet më të rënda, e ndihmon më shumë atë. Unë besoj se duke përcjellë këtë letër, avokati Karaxhiç në fakt është një mohim, por një kërcënim, sepse si juriste, ajo duhet të jetë e njohur me Ligjin për Media, i cili përcakton se një përgjigje nënkupton informacionin që hedh poshtë, korrigjon ndjeshëm ose plotëson pretendimet në përmbajtjen e publikuar të programit, dhe jo fyerje, shpifje dhe kërcënime kundër gazetarëve, të cilat, për shkak të procedurave në vazhdim, mund të interpretohen si një përpjekje për të frikësuar dëshmitarët … Unë vlerësoj që avokati Karaxhiç në këtë rast ka shkelur Kodin dhe e identifikuar me klientin e saj dhe interesin e tij, si dhe se, në kundërshtim me, ajo paraqiti informacione të pavërteta për mua, duke nënkuptuar se “Unë po paguaj për apartamentin me tekste për Millosheviçin”, i cili po përpiqet të më prishë reputacionin dhe besueshmërinë, “shkroi Jovanovic.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gazetarja e vijesti jelena jovanoviç mario millosheviç natalija karazhiç. serbi gazetarja e vijesti jelena jovanoviç mario millosheviç natalija karazhiç. serbi

Sondazh

Poll

Bota 30 Korrik 2021, 06:33

GJERMANI– Tre persona të tjerë u gjetën të vdekur pas shpërthimit të së martës në një park industrial në Gjermaninë perëndimore, duke e çuar numrin...

Bota 29 Korrik 2021, 20:10

Qeveria e Kosovës, katër ligje për katër muaj

KOSOVË- Që nga 22 marsi, kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe kur është miratuar agjenda legjislative e Qeverisë, e deri më t...