Bota

Zjarri ‘pushton’ Turqinë, 4 persona kanë humbur jetën dhe mbi 180 janë plagosur, ndërhyn Rusia, ofrojnë ndihmë dhe Gr

30 Korrik 2021, 09:17 Nga DOSJA
Zjarri ‘pushton’ Turqinë, 4 persona kanë humbur jetën

TURQI- Katër njerëz u raportuan të vdekur ditën e sotme dhe më shumë se 180 të plagosur ndërsa mijëra zjarrfikës luftuan me flakët e mëdha që u përhapën në rajonet turistike mesdhetare të bregdetit jugor të Turqisë.

Sipas mediave, zyrtarët gjithashtu filluan një hetim mbi dyshimet se zjarret që shpërthyen të Mërkurën në katër vende në lindje të pikës së nxehtë turistike Antalia ishin rezultat i zjarrvënies.

Ambasada ruse tha se Moska ka dërguar tre aeroplanë gjigantë të zjarrfikësve për të ndihmuar në kontrollin dhe shuarjen e flakëve.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias i tha homologut të tij turk se Greqia, lidhjet e së cilës me fqinjin e saj janë të tensionuara, “ishte gati të ndihmonte nëse ishte e nevojshme”. Azerbajxhani gjithashtu ofroi ndihmë.

Më shumë se 4,000 zjarrfikës turq janë dërguar në të gjithë rajonin për të ndihmuar në frenimin e dëmit dhe kërkimin e njerëzve që kishin nevojë për ndihmë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nikos dendias zjarr ne turqi nikos dendias zjarr ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 30 Korrik 2021, 06:33

GJERMANI– Tre persona të tjerë u gjetën të vdekur pas shpërthimit të së martës në një park industrial në Gjermaninë perëndimore, duke e çuar numrin...