Art&Argëtim

Rikthimi i ‘zjarrtë’ me Ervin Matën, Elvana Gjata sërish jetë mes luksit (Foto)

31 Maj 2019, 14:37 Nga DOSJA
Rikthimi i ‘zjarrtë’ me Ervin Matën, Elvana Gjata

Elvana Gjata po jeton sërish mes luksit, pas rikthimit me të dashurin e saj, Ervin Matën, biznesmenin e përfshirë në vrasjen në ish-Bllok.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian, Romës. Në postimet në rrjetet sociale, Elvana Gjata shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë blu pastel, që është një trend i këtij sezoni dhe me një palë syze të markës “Anna karinkarlsson eyewear”.

Sigurisht që çmimi i këtyre të fundit nuk mund t’u shpëtonte faqeve të Insatgramit që tregojnë se çfarë veshin VIP-at shqiptarë dhe të huaj.

Faqja “What they wearing” ka postuar foton e Elvanës me syzet e shtrenjta dhe krahas saj shkruan: Elvana, me syzet “Anna karinkarlsson”, çmimi i tyre 1325 euro.

Vetëm para disa ditësh këngëtarja shqiptare postoi në rrjetet sociale, ku binte në sy unaza me gurin vezullues që konfirmonte rikthimin me Ervin Matën. Këtë unazë, Elvana e mori si dhuratë disa orë para se të jepte koncertin e saj në Prishtinë.

 

 

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata ervin mata jeta luksoze e elvana gjates elvana gjata ervin mata jeta luksoze e elvana gjates

Sondazh

Poll