Art&Argëtim

Nusja indiane braktis dhëndrin dhe arratiset me priftin që i martoi

31 Maj 2019, 09:17 Nga DOSJA
Nusja indiane braktis dhëndrin dhe arratiset me priftin që i martoi

INDI– Që nusja të braktisë dhëndrin për t’u arratisur me priftin, nuk kishim dëgjuar ndonjëherë! Kjo ndodhi e padëgjuar ka ndodhur në një fshat të Indisë ku një vajzë 21-vjeçare, e sapomartuar është larguar, duke braktisur burrin e saj. Por, e pazakonta qëndron në faktin se vajza me emrin, Reena Bai është arratisur me priftin që celebroi dasmën e saj dy javë më parë.

Reena Bai nga fshati Tori Bagrod u martua më 7 maj dhe ritualet i kryu një prift me emrin, Vinod Maharaj. E humbur që prej datës 23 maj, thuhet se vajza indiane ka vjedhur të gjitha stolitë nga shtëpia e bashkëshortit dhe është arratisur me priftin.

Familjarët e burrit të braktisur janë paraqitur në polici për të denoncuar rastin e zhdukjes së 21-vjeçares. Anëtarët e familjes tani besojnë se Reena Bai kishte një lidhje me priftin para martesës.

Burimi: NDTV

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim indi nusja indiane prift indi nusja indiane prift

Sondazh

Poll