Art&Argëtim

Vështirësitë për t’u larguar nga Shqipëria komuniste, Angela Martini së shpejti, një libër për jetën e saj

31 Maj 2019, 10:48 Nga DOSJA
Vështirësitë për t’u larguar nga Shqipëria

Angela Martini, prej kohësh është angazhuar në kauza të ndryshme sociale për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, duke mos lënë pas edhe projektet e saj.

E komentuar për jetën luksoze, pushimet ekzotike që janë të shpeshta, sidomos pas  martesës me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, Angela nuk i ka lënë pas dore projektet e saj.

Shumë shpejt ajo do të botojë një libër për jetën e saj. Ish-Miss Universe Albania, siç ka deklaruar vetë, aty do të rrëfejë të gjitha situatat e vështira që ka kaluar në jetë dhe raportin e afërt me të ëmën.

Në këtë libër autobiograk, modelja do të ndalet sidomos te sfidat që ka kaluar e ëma për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e saj. Si u largua nga Shqipëria komuniste për të rilindur si grua e suksesshme në Zvicër, si ia doli në një vend ku askush nuk e njihte dhe nuk ofronte asnjë ndihmë, si do t’i përballonte të gjitha sfidat në emër të familjes.

Libri do të fokusohet edhe te karriera e modeles, pjesëmarrja në kompeticionet e bukurisë, vlerësimet dhe çmimet e fituara, apo revistat prestigjoze.

Mesa duket Angela do të ketë shumë histori për të rrëfyer, suksese dhe dështime në rrugën e artit, detaje të cilat do t’i gjeni tek libri i saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angela martini ish-miss shqiperia angela martini ish-miss shqiperia

Sondazh

Poll