Art&Argëtim

Ish-e dashura e Flori Mumajesit e thotë troç: Ç’e dua burrin me 200 euro rrogë

31 Maj 2019, 14:11 Nga DOSJA
Ish-e dashura e Flori Mumajesit e thotë troç: Ç’e dua

Liberta Spahiu ka zbuluar një anë tjetër të mashkullit që ajo dëshiron të ketë në krahët e saj. e ftuar në emisionin “Thumb”, moderatorja shqiptare është shprehur se nuk dëshiron një mashkull që nuk ka një pagë të mirë.

Më mirë një të dashur pa makinë dhe me era rozmarinë, apo një të dashur me një super makinë por që i vjen era trëndelinë?”- është pyetur Liberta.

Moderatorja që ndryshe njihet edhe si ish-e dashura e Flori Mumajesit, pas fotove ku dyshja u shfaqën mjaft të afërt, tha se nuk është materialiste por nuk i duhet një mashkull pa rrogë të mirë.

Ndalu veç pak, nuk mund të them që jam materialiste por nuk mund të them që kam qejf ta kem një të dashur me 200 euro rrogë,”- përfundoi Spahiu.

Liberta dhe Flori nuk e pohuan kurrë lidhjen e tyre, por postimet në rrjetet sociale dhe daljet e tyre pasi këngëtari u nda nga Elvana Gjata, i nxorrën zbuluar. Së fundmi ata janë përfolur për një rikthim me një projekt muzikor. 

 

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata flori mumajesi liberta spahiu elvana gjata flori mumajesi liberta spahiu

Sondazh

Poll