Politike

“I tha sulltanit ma hiq njërin sy”, Rama tregon historinë e dy ballkanasve që luftuan përë turqit: U kënaq nga vuajtja

29 Korrik 2021, 09:08 Nga DOSJA
“I tha sulltanit ma hiq njërin sy”, Rama tregon historinë

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndau një histori para të pranishmëve në Forumin Ekonomik Rajonal, ku tregoi sesi dy ballkanasë që luftonin për sulltanin turk, pasi u morën për të kërkuar shpërblim, nga hileja e sulltanit, njëri kërkoi ti hiqej syri, pasi kështu edhe tjetri do të ngelej i verbër. Ky shembull tha Rama tregon se duhet të marrë fund kultura e kënaqjes nga vuajtja e tjetrit.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Jo vetëm që s’ja privojmë vetes këtë mundësi dhe potencial që ka rajoni por duhet të vrapojmë. Nuk kemi pse presim që integrimin e rajonit nga pikëpamja e 4 lirive të Evropës ta bëjmë pasi të hyjmë në BE. Ne do e bëjmë tani. Kush do të bashkohet, le të bashkohet. Ne s’mund të bëjmë karikaturë të BE këtu, ku njëri thotë s’duhet të takoheni unë vë veton. Ne s’kemi luksin që të humbasim kohë se kemi humbur shumë, kemi humbur shekuj. S’mund ta bëjmë si ata dy ballkananit që luftuan për sulltanin, dhe më pas sulltani donte ti shpërblente, dhe iu tha ju të dy keni hyrë të parët në kështjellë. S’kam kohë tju dëgjoj të dyve, po më thoni kush doli i dyti të kërkojë çtë dojë. I pari do të marrë dyfishin. I dyti kur e dëgjoi i tha ‘ma hiq një sy mua’ që ai t’ja hiqte të dy sytë tjetrit. Ne kemi parë sa keq heq tjetri nga konflikti. Kjo është histori e gjatë dhe e dhimbshme për të mos e lënë pas.

Lajmi kryesor: ‘Ballkani i Hapur’! Nis Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup, Vuçiç: Nga 1 janari i 2023 s’ka më kufij! Rama: Nuk presim BE kur 4 liritë themelore i realizojmë bashkë

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani i hapur edi rama ballkani i hapur edi rama

Sondazh

Poll