Politike

“I dashur Zaev”, Rama shigjeton homologun pas përkthimit të gabuar në samitin e Ohrit: Përkthyesi ma shkatërroi mesazhi

29 Korrik 2021, 08:54 Nga DOSJA
“I dashur Zaev”, Rama shigjeton homologun pas përkthimit

SHKUP- Kryeministri Edi Rama e shigjetoi sot homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në lidhje me përkthimin e fjalës së tij. Ndryshe nga hera e shkuar nga samiti i Ohrit, ku sipas kryeministrit, fjala e tij dhe mesazhi iu shkatërrua për shkak të përkthyesit, kësaj here tha ai, fjala e tij në shqip do të ishte ndihmë. Më tej, kryeministri foli për bashkëpunimin rajonal dhe foli për të ardhmen, për më shumë vende pune për të rinjtë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Këtë herë do të flas në shqip dhe shpresoj i dashur Zaev që kësaj here, përkthyesi të mos ma shkatërrojë mesazhin. Besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku për të kuptuar vlerën e kësaj nisme. Këtu janë nga Shqipëria njerëzit e sipërmarrjes, ata që krijojnë punë dhe duan të shkojnë më tutje. Për të gjithë ata, kjo nismë është gjëja e duhur dhe jo vetëm është gjëja e duhur po ndryshe nga çfarë predikojnë disa është edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të ngelet peng i të shkuarës në asnjë aspekt dhe kush nuk e kupton akoma sesa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomitë tona dhe për të krijuar më shumë punë dhe perspektivë sidomos për të rinjtë, është i dënuar për të jetuar në të shkuarën. Ne s’duam të jetojmë në të shkuarën, ne duam të jetojmë në të ardhmen. 

Lajmi kryesor: ‘Ballkani i Hapur’! Nis Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup, Vuçiç: Nga 1 janari i 2023 s’ka më kufij! Rama: Nuk presim BE kur 4 liritë themelore i realizojmë bashkë

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani i hapur edi rama ballkani i hapur edi rama

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2021, 18:26

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçi&cced...