Aktualitet

Fshehu dënimin në Itali, dënohet me 18 muaj shërbim prove ish-gjyqtari Admir Thanza

31 Maj 2019, 11:12 Nga DOSJA
Fshehu dënimin në Itali, dënohet me 18 muaj shërbim prove

Tiranë-  Me 18 muaj shërbim prove është dënuar ish-gjyqtari Admir Thanza. Thanza nuk kaloi Vettingun pasi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit se kishte fshehur një dënim që kishte marrë në Itali. Thanza është gjyqtari i parë i dënuar për shkelje të ligjit.

Gjykata e Tiranës dha sot këtë vendim ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar dënimin me 18 muaj burg.

Ai ka qenë edhe gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndër vite. Theksojmë se Thanza ankimoi vendimin, por edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimi i tij u la në fuqi.

Akuzat mbi Thanzën: 

“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që ta shpjegoj edhe në e-maile, edhe në materialet që kam paraqitur, ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht, kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, është shprehur Thanza para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 18 muaj shërbim prove për thanzën admir thanza dënimi i thanzës në itali 18 muaj shërbim prove për thanzën admir thanza dënimi i thanzës në itali

Sondazh

Poll