Bota

Një i vdekur dhe pesë të zhdukur raportohen pas shpërthimit në parkun industrial në Gjermani

27 Korrik 2021, 11:50 Nga DOSJA
Një i vdekur dhe pesë të zhdukur raportohen pas shpërthimit

GJERMANI– Një person është raportuar i vdekur, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkusen.

Mediat raportojnë ë paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë janë të zhdukur. Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike. Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkusen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Lajmi kryesor/ Shpërthim në një fabrikë në Gjermani/ 1 i vdekur, 16 të plagosur dhe 5 të zhdukur! Rrezikohet një shpërthim i dytë, autoritetet: Banorët të rrinë brenda, shmangni helmimin nga tymi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 1 i vdekur ne gjermani shperthim ne gjermani 1 i vdekur ne gjermani shperthim ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 27 Korrik 2021, 11:09

KOSOVË-Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka konfirmuar lajmi se 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, ka...