Bota

27 Korrik 2021, 11:09 Nga DOSJA

KOSOVË-Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka konfirmuar lajmi se 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, kanë dalë nga spitali dhe janë gati për tu rikthyer në atdhe.

Në një postim në Facebook  ai ka thënë se po përgatitet edhe kthimi i tyre sonte për në Kosovë.

Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë”, ka shkruar Vitia.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të dashur bashkëatdhetarë,

Këto ditë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla kemi ndjekur nga afër situatën me bashkëatdhetarët tanë të lënduar nga aksidenti tragjik .

Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkëatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë.

Për momentin në spitalin e Sllavonski Brodit janë ende të shtrirë 15 bashkëatdhetarë nga të cilët dy në njësinë intenzive dhe një prej tyre është ende në gjendje të rëndë.

Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Sot kthehen në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, 26 të plagosur dalin nga spitali

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci arben vitia rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll