Politike

Raporti i OSBE-së, Basha: Provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve. 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe

26 Korrik 2021, 19:25 Nga DOSJA
Raporti i OSBE-së, Basha: Provë e tjetërsimit të vullnetit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar raportin e OSBE/ODHIR-it në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar disa nga konkluzionet e raportit final të OSBE/ODHIR-it mbi zgjedhjet e 25 prillit. Basha ka theksuar se raporti i OSBE/ODHIR-it ka konfirmuar atë që të gjithë shqiptarët e dinë, që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndër konkluzionet që Basha ka publikuar janë: Blerja masive e votave, presioni ndaj votuesve, shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin, keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorales, presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve dhe ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Postimi i plotë:

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.
– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha raporti i osbe per 25 prillin lulzim basha raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll

Politike 26 Korrik 2021, 19:19

TIRANË– Siguria ligjore është minuar gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Kështu shkruan OSBE në raportin për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas raportit, pava...