Politike

Kritika dhe për KQZ-në, OSBE: Nuk siguroi transparencë, ku e kishin burimin fondet e përdorura në fushatë?

26 Korrik 2021, 19:00 Nga DOSJA
Kritika dhe për KQZ-në, OSBE: Nuk siguroi transparencë, ku e

TIRANË– Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk janë kuresyer as më Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në raportin për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE shkruan se KQZ-ja si organ mbikëqyrës për financimin e fushatës kufizoi transparencën. 

Sipas OSBE-së kjo gjë erdhi pasi garuesve nuk iu kërkua të paraqesnin raporte financiare para ditës së zgjedhjeve, duke kufizuar kështu transparencën dhe aftësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar bazuar në njohuritë e burimet e fondeve të fushatës.

Pjesë nga raporti: KQZ-ja si organ mbikëqyrës për financimin e fushatës miratoi rregullore detyruese në një fazë të përparuar të procesit zgjedhor, i cili rezultoi në paqartësi ligjore. Garuesve nuk iu kërkua të paraqesnin raporte financiare para ditës së zgjedhjeve, duke kufizuar kështu transparencën dhe aftësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar bazuar në njohuritë e burimet e fondeve të fushatës.

LAJM KRYESOR: OSBE: PS presionoi qytetarët, përdori paratë e tërmetit, administratën dhe patronaxhistët për vota. PD ngriti SMV-të, Meta bëri fushatë. Nuk pati transparencë, ku e kishin burimin fondet? Gjuhë seksiste

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike raporti i osbe per 25 prillin raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll