Bota

‘Babai ka vdekur’, me lot në sy flet vëllai i njërit prej viktimave në Kroaci, tregon telefonatën që mori nga nipi

26 Korrik 2021, 14:56 Nga DOSJA
‘Babai ka vdekur’, me lot në sy flet vëllai i njërit

KOSOVË– Sevdail Rrustemi, 46-vjeçar, nga Pakashtica e Podujevës mbeti i vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi dje në Kroaci.

Së bashku me të udhëtonte dhe bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mes lotësh, vëllai i të ndjerit, Muhamet Rrustemi ka folur rreth lajmit tragjik për humbjen e të vëllait në aksident.

Dje rreth orës 05:45 ka kontaktuar në mëngjes nipi, djali i vëllait, që ka bërë aksident. Vetëm më ka thënë se babai ka vdekur. Në atë moment nuk disha se si të shkojmë. Vëllai ka qenë me bashkëshorten dhe djemtë. Ata kanë lëndime dhe s’janë serioze. Atje janë ende. Atje janë edhe vëllai dhe nipi tjetër që kanë shkuar dhe janë me ata bashkë”,-tha ai.

Rrustemi i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën tragjikisht si dhe i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Lajmi kryesor/ Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen 8 nga viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora muhamet rrustemi rrezohet autobusi kosovar ne kroaci sevdail rrustemi tragjedi ne kroaci muhamet rrustemi rrezohet autobusi kosovar ne kroaci sevdail rrustemi tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll