Bota

E rëndë në Kongo! Studenti nuk kishte vendosur maskën mbrojtëse ndaj COVID-19, qëllohet për vdekje nga policia

26 Korrik 2021, 12:57 Nga DOSJA
E rëndë në Kongo! Studenti nuk kishte vendosur maskën

KONGONjë student në Kongo është qëlluar për vdekje nga poicia. Mediat e huaja raportojnë se polici e qëlloi me armë, teksa Honore Shama po filmonte një video.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se polici i kërkoi të riut të vendoste maskën, por pasi nuk u bind nga arsyetimet e studentit e qëlloi atë.

“Honore Shama, një student në fakultetin e arteve në Universitetin e Kinshasa, ishte duke filmuar një video. Një polic i tha që të vendoste një maskë gjatë xhirimeve, dhe polici, i cili priste t’i ofroheshin para, u tërbua, e akuzoi atë për rezistencë dhe e qëlloi atë,“- tha dëshmitari.

Mbajtja e maskës në Kongo është e obligueshme, kurse shkelja e kësaj mase dënohet me 10 mijë franga të Kongos ose pesë dollarë amerikanë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 honore shama covid-19 honore shama

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2021, 11:06

GREQI– “Protothema.gr” ka zbuluar sesi Policia greke ka parandaluar grabitjen e një vile luksoze  me shqiptarë të përfshirë në ishullin e Mykonos-it. Disa ditë ...