Bota

“Babi, ku është mami?”/ Historia tragjike e nënës që vdiq në aksident! Mori autobusin për më lirë, ishte së bashku

26 Korrik 2021, 12:53 Nga DOSJA
“Babi, ku është mami?”/ Historia tragjike e

KROACI– Jashtë spitalit kundodhen të plagosurit  aksidentit të djeshëm, ndodhen rmbi 30 persona familjarë dhe të afërm të tyre. Ata duken të dërrmuar, të pashpresë dhe me lot në sy. Sipas mediave kroate, njëri prej tyre është Arif Kikaj , i cili mbërriti nga Peja pasi u informua se vajza e tij 37-vjeçare Alinda Iprijaj mbeti e vrarë në aksident.

Ajo kishte katër nga pesë fëmijët e saj në autobus, por asnjëri nga ta nuk u lëndua. Kur e përmend të bijën e vdekur, mes dy syve të tij të përlotur, një buzëqeshje e zbehtë i shpëton. Dhëndri i tij, burri i Alindës Can Iprijaj ndodhet i ulur në një mur betoni dhe ngul sytë nëq qiell.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijeka dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djem të tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ajo shkoi tek me pushime. Ata po mendonin të shkonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin më lirë. Ishte një tragjedi e madhe për ne”,  na tregon Arifi me lot, duke shtuar se do ta varrosë atë në Kosovë.

“Babi, ku është mami?”, thanë ata, pasi panë babanë e tyre.

Ata planifikojnë t’i marrin fëmijët në Kosovë dhe pas disa ditësh pasi të varrosin nënën e tyre atje do të kthehen në Gjermani. Fëmijët që arritën të shpëtonin janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç.

Një tjetër familjar i prekur nga kjo tragjedi është Agron Halilaj arriti nga Mynihu. Vajza e tij, Flamenda 22 vjeç dhe mbesa e tij, vajza e motrës së tij Ernisa Ragonaj, ishin në autobus. Të dyja kaluan vetëm me dëmtime të lehta.

“Ne të gjithë planifikuam të vinim me pushime në Kosovë të Mërkurën, dhe të dy vendosën të largoheshin më herët, kështu që ata shkuan me atë autobus. Vajza ime u ankua për dhimbje shpine, ata e panë dhe arritën në përfundimin se ajo ishte mirë”, thotë Agroni.

Vajza e tij ia raportoi aksidentin, duke thënë se ishte në shok dhe kishte humbur në atë kohë. Ajo ishte ulur në krye të autobusit. Takimi i tij me vajzën dhe mbesën në orën 3 të këtij mëngjesi, sapo arriti, ishte emocionues. Ai vetëm po pret që dokumentacioni i spitalit dhe policisë të zgjidhet dhe pastaj do t’i çojë në shtëpi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora alinda iprijaj arif kikaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci alinda iprijaj arif kikaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2021, 11:06

GREQI– “Protothema.gr” ka zbuluar sesi Policia greke ka parandaluar grabitjen e një vile luksoze  me shqiptarë të përfshirë në ishullin e Mykonos-it. Disa ditë ...