Art&Argëtim

Nga darka me Ramën, takimi me Yuri Kim dhe vizita në Krujë, familja Lipa tregon mbresat nga Shqipëria: Na bëtë të ndihemi

24 Korrik 2021, 15:58 Nga DOSJA
Nga darka me Ramën, takimi me Yuri Kim dhe vizita në Krujë,

TIRANË– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila që prej ditës së djeshme ndodhet ne Tiranë së bashku me familjen dhe të fejuarin e saj, ka takuar personazhe të njohur si dhe ka vizituar disa vende.

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale mbresat e familjes nga vizita në Shqipëri. Në disa foto të ndara në ‘Instagram’, Dukagjin Lipa, Dua dhe partneri i saj Anëar shfaqen në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda, si dhe kryebashkiakut Veliaj me bashkëshorten.

Vizita në Rezidencën Mbretërore shqiptare me kryeministri Edi Rama ishte një përvojë e veçantë. Faleminderit që na bëtë të ndihemi pjesë e familjes tuaj. Me dashuri dhe respekt, familja Lipa”, shkruan ai në postim.

Një takim me yllin shqiptar të muzikës Pop e pati edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim. Ndërsa ka publikuar një foto me këngëtaren, Yuri Kim shkruan se ajo është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.

Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë”,- shkruajti Yuri Kim.

Ditën e sotme, këngëtarja Dua Lipa ka vizituar edhe Krujën, ku ka qenë e shoqëruar nga familja. Në faqen e Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës janë postuar fotot e këngëtares shqiptare me famë botërore me mbishkrimin “Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipan dhe familjen e saj”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa ne tirane dua lipa ne tirane

Sondazh

Poll