Art&Argëtim

Angelina Jolie fiton betejën e saj ligjore me Brad Pitt, pezullohet gjykatësi

24 Korrik 2021, 15:07 Nga DOSJA
Angelina Jolie fiton betejën e saj ligjore me Brad Pitt, pezullohet

SHBA- Angelina Jolie ka fituar betejën për të hequr gjyqtarin nga çështja e divorcit me Brad Pitt. BBC raporton se gjyqtari që ata punësuan u skualifikua nga procedurat e divorcit.

Gjykatësi, John Ouderkirk, i dha Pitt kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve në maj të këtij viti, por gjykata e Kalifornisë ra dakord me apelin e Jolie për të hequr gjyqtarin nga çështja.

Vendimi do të thotë që një betejë ligjore për 5 fëmijët e mitur të çiftit do të duhet të fillojë para një gjykatësi të ri. Në vendimin e saj, gjykata e apelit tha se gjykatësi Ouderkirk nuk zbuloi marrëdhëniet e tij të biznesit me avokatët e Pitt.

“Kjo ishte një “shkelje etike” që mund të vinte në dyshim “aftësinë e gjykatësit për të qenë i paanshëm”, tha gjykata. 

Angelina Jolie me Brad Pitt  kanë qenë në një betejë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që kur Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz angelina jolie brad pitt angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll