Politike

Fushata e PS-së nuk kursen as maternitetet, ‘Koco Gliozheni’ dyndet nga propaganda (Foto)

30 Maj 2019, 20:11 Nga DOSJA
Fushata e PS-së nuk kursen as maternitetet, ‘Koco Gliozheni’

TIRANË– Kur edhe fiks një muaj na ndan nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, “ethet e fushatës” duket se kanë prekur edhe maternitetet.

Në faqen e Maternitetit “Koco Gliozheni” shpërndahen çdo ditë pastime të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe kryeministrit Edi Rama.

Fotot e mëposhtme tregojnë vetëm disa prej postimeve pro-qeveritare të bëra nga faqja, e cila përvjeçse mjekësisë duket e interesuar edhe për politikën.

 

 

Ndoshta vërtet të porsalindurit nuk kanë të drejtë vote, por prindërit dhe të afërmit e tij kanë dhe këtë gjë propaganda qeverisëse është kujdesur që ta shfrytëzojë më së miri.

Edhe pse faqja nuk është e verifikuar e me të njëjtin emër qarkullojnë disa në rrjetin e Facebook, sërish është në detyrën e “syve vëzhgues” që postime të tilla të mos publikohen në institucionet shëndetësore.

Ndryshe përveçse Aleancës për Shqipërinë Europiane, maxhoranca në zgjedhjet e qershorit do të mbështetet edhe nga administrata.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administrata ne zgjedhje materniteti koco gliozheni zgjedhjet lokale 2019 administrata ne zgjedhje materniteti koco gliozheni zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll