Aktualitet

EMRAT + SKEDA/ Plagosje e dyfishtë në Tiranë! Të rinjtë u përplasën fillimisht për makinat, u futën në një lokal dhe

24 Korrik 2021, 18:49 Nga DOSJA
EMRAT + SKEDA/ Plagosje e dyfishtë në Tiranë! Të rinjtë

TIRANË– Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një lokalet me në zë të zonës së njohusi ish-Tregu Elektrit, pranë rrugës “Todi Shkurti”.

Fillimisht mësohet se të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin jashtë lokalit. Ata kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme dhe janë përplasur për shkak të pakujdesisë. Ata kanë nisur të konfliktoheshin verbalisht për përgjegjësinë e atij aksidenti, por më pas të gjithë personat që ndodheshin në makina, mes tyre dhe të plagosurit Gjoka e Marashi, janë futur në lokalin aty pranë që kishte kamera sigurie dhe mund të kishte regjistruar ngjarjen.

Ata kanë kërkuar të shohin pamjet, por situata ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë, dy të rinjtë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi kanë mbetur të plagosur. Ata ndodhen në Spitalin e Traumës dhe njëri prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Gjoka ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa Jetmir Marashi 28 vjeç, ka një plagë tejshpuese në gjoks. Ky i fundit po bëhet gati për tu futur në sallën e operacionit, pasi ndodhet në gjendje më të rëndë për jetën se shoku i tij.

Nga spitali, ata kanë rrëfyer se Aldo Iamandi Gjini është personi që i ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka lënë të plagosur. Të plagosurit kanë treguar se kanë qenë duke pirë kafe dhe se Gjini i ka sulmuar. Ndërkohë, deri më tani, mësohet se është shoqëruar një person në komisariat, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni për vendndodhjen e autorit. 

Autori,  Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini, 31-vjeç, rezulton të jetë një nga personat më të kërkuar në Europë nga Europol. Në faqen zyrtare të “Europe’s most wanted fugitive” është vënë fotoja e Gjinit me identitetin Aldo Iamandi. Sipas të dhënave të publikuara në këtë faqe, autori i plagosjes së dyfishtë është shpallur në kërkim për vrasje në tentativë nga autoritetet europianë, pasi më 24 nëntor të vitit 2020 ka plagosur një person në Remich të Luksemburgut. Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim. Mbetet mister mënyra se si është futur në Shqipëri. Aldo Gjini është arrestuar dhe në Itali, dy herë, në vitin 2011 dhe në vitin 2016. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo jamanti gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane aldo jamanti gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 20:12

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e dy të rinjve që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme.Mësohet se Altin Gjoka, 32 vje&cce...

Aktualitet 24 Korrik 2021, 19:17

TIRANË– Sherri që la pas dy persona të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur fill pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se fillimisht të...