Aktualitet

I shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë në 2008-tën, 50-vjeçari në Malësi të Madhe plagoset me tre plumba gjatë

25 Korrik 2021, 06:41 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë në

SHKODËR– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dukagjin, ku i plagosur ka mbetur Ardian Narkaj,  i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë. Ngjarja ka nodhur në Dukagjin, dërsa mësohet se ai është plagosur gjatë operacionit të RENEA për arrestimin e tij.

Narkaj ishte në kërkim nga policia për vrasje të dyfishtë dhe RENEA zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Razmë, por Narkaj nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, duke tentuar të largohej, ndërsa mbante në dorë një armë pistoletë. Pas rezistencës, RENEA kanë reaguar duke qëlluar me snajper në drejtim të 52-vjeçarit me qëllimin për ta neutralizuar. Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes u gjet një pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. E gjithë ngjarja e rëndë aokohe, mësohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Narkaj u dënua nga Gjykata e Apelit Shkodrë me 21 vite burg burg. Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke kthyer për rishqyrtim në vitin 2015 çështjen.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset ardian narkaj plagosje ne dukagjin plagoset ardian narkaj plagosje ne dukagjin

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 20:12

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e dy të rinjve që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme.Mësohet se Altin Gjoka, 32 vje&cce...

Aktualitet 24 Korrik 2021, 19:17

TIRANË– Sherri që la pas dy persona të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur fill pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se fillimisht të...