Aktualitet

Mister si hyri në Shqipëri! Sot plagosi dy persona, Aldo Gjini është një nga më të kërkuarit në Europë, akuzohet për

24 Korrik 2021, 21:05 Nga DOSJA
Mister si hyri në Shqipëri! Sot plagosi dy persona, Aldo Gjini

TIRANË– Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini, 31-vjeçari që plagosi dy të rinjtë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, mbrëmjen e sotme në Tiranë, rezulton të jetë një nga personat më të kërkuar në Europë nga Europol. Në faqen zyrtare të “Europe’s most wanted fugitive” është vënë fotoja e Gjinit me identitetin Aldo Iamandi.

Sipas të dhënave të publikuara në këtë faqe, autori i plagosjes së dyfishtë është shpallur në kërkim për vrasje në tentativë nga autoritetet europianë, pasi më 24 nëntor të vitit 2020 ka plagosur një person në Remich të Luksemburgut. Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim. Mbetet mister mënyra se si është futur në Shqipëri.

Në të dhënat e përditësuara në të njëjtën faqe, në prill të këtij viti, shkruhet se Aldo Gjini ka jetuar në Belgjikë në vitin 2020 dhe se për të lëvizur përdortë një mjet tip Mercedes G AMG. Por, rasti i Luksemburgut nuk ishte i pari ku i riu kishte shkelur ligjin.

Emri i Aldo Gjinit gjendet në faqet e mediave italiane. Në vitin 2016, ai u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno. Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë.

Skeda e Gjinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan atë. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Mbrëmjen e sotme, pa frikën se mund të binte në prangat e policisë, Gjini u drejtoi armën dy të rinjtë në rrugën “Todi Shkurti”, i plagosi ato pas një sherri për makinat dhe u largua në drejtim të paditur. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo gjini aldo iamandi gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane aldo gjini aldo iamandi gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 20:12

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e dy të rinjve që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme.Mësohet se Altin Gjoka, 32 vje&cce...

Aktualitet 24 Korrik 2021, 19:17

TIRANË– Sherri që la pas dy persona të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur fill pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se fillimisht të...