Aktualitet

Shokë me njëri-tjetrin, rrëfehen të plagosurit, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi: Aldo Gjini na qëlloi me armë zjarri

24 Korrik 2021, 19:53 Nga DOSJA
Shokë me njëri-tjetrin, rrëfehen të plagosurit, Altin Gjoka

TIRANË– Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dy personat që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme kanë shënjestruar si autor një person të identifikuar si Aldo Gjini, i cili është në arrati.

Mësohet se Aldo Iamandi Gjini është personi që ka lënë të plagosur dy të rinjtë, përkatësisht 32 dhe 28 vjeç, pas një sherri për mjetet e tyre. Të plagosurit kanë treguar se kanë qenë duke pirë kafe dhe se Gjini i ka sulmuar. 

“Jemi shokë me njëri-tjetrin. Po pinim kafe në lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuam me të riun tjetër. Aldo Gjini na qëlloi me armë zjarri,”- mësohet të kenë thënë ata. Më pas, autori është larguar me ndihmën e një makine nga vendi i ngjarjes. 

LAJM KRYESOR: Plagosje e dyfishtë në Tiranë, të rinjtë përplasën makinat fillimisht, u futën në një lokal dhe kërkuan kamerat e sigurisë për të zbuluar përgjegjësin, kërciti arma. Autori arratiset

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo iamandi gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane aldo iamandi gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 19:17

TIRANË– Sherri që la pas dy persona të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur fill pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se fillimisht të...