Bota

Kokainë e ‘maskuar’ si tortë/ Dy trafikantët nuk mashtrojnë dot qenin e DEA-s amerikane, arrestohen

24 Korrik 2021, 18:43 Nga DOSJA
Kokainë e ‘maskuar’ si tortë/ Dy trafikantët nuk

SHBA- Dy trafikantë droge janë arrestuar nga Agjencia  e Zbatimit të Drogës në Gardiner. CNN raporton se kokaina ishte fshehur në një kuti torte.

Agjentët e DEA-s ndaluan fillimisht makinën pas informatave nga disa burime anonime. Droga u zbulua nga qeni i trajnuar, pasi paketimi i saj ishte bërë në mëyrë perfekte për t’i shpëtuar policisë. 

Kokaina ishte e futur në paketimin e tortave dhe sipër saj ishte hedhur pluhur i kafesë në përpjekje për të fshehur aromën. Në automjet u gjetën edhe 1 mijë dollarë, që besohet të jenë të ardhura nga shitjet e paligjshme të drogës.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dea kapet drogë në shba dea kapet drogë në shba

Sondazh

Poll