Bota

Miu gjigant ‘tërbon’ deputetët në Spanjë, burra e gra klithin dhe hipin mbi karrige nga frika

24 Korrik 2021, 17:17 Nga DOSJA
Miu gjigant ‘tërbon’ deputetët në Spanjë, burra

SPANJË– Një mi gjigant ka bërë që të gjithë deputetët e Parlamentit të Spanjës të kërcejnë nga frika dhe të dalin nga salla. Mediat vendase shkruajnë se deputetët, burra e gra janë filmuar teksa ulërasin nga frika dhe hipin mbi karriget e tyre për t’i shpëtuar brejtësit.

Kryetarja rajonale Marta Bosquet ishte duke folur në podium kur pikasi miun dhe klithi. Ajo, e shokuar mbulon gojën me dorë, ndërsa të tjerët kërcejnë në karriget e tyre, duke parë rrotull për t’u mbrojtur nga miu.

Një deputet dëgjohet në sfond duke u bërë thirrje të tjerëve të ruajnë qetësinë, por askush nuk ia vë veshin. Dëshmitarët thanë për mediat vendase se miu shihej që vraponte poshtë karrigeve e tavolinave, dhe se përmasat e tij ishin “e konsiderueshme”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota miu ne parlamentin spanjoll miu ne parlamentin spanjoll

Sondazh

Poll